14:19 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

McGregor i kërkon përsëri duel Poirierit

Pas humbjes që e pësoi sot në UFC ndaj Dustin Poirier, McGregor ka gjetur kohë t’i falënderojë tifozët e tij.

Irlandezi u kthye pas pensionimit në ring, por që e humbi ndeshje me nokaut pasi kishte edhe një problem me kambën, shkruan IndeksOnline

Ai përmes ‘Instagramit’ ka vendosur të falënderojë tifozët e tij dhe se kërkon edhe një revansh me Poirierin.

“Faleminderit për mbështetjen e të gjithëve! Nuk ishte nata ime atje, por një mundësi e shkëlqyeshme për tu përmirësuar. Jam i ngazëllyer në trilogjinë që tani kam në duar”, tha ai.

“Dustin është një konkurrent tejet i vështirë dhe unë pres që të ndeshemi përsëri. Jam duke shikuar gjendjen e këmbës dhe gjendjen time gjatë kthimit për në shtëpi! Zoti na bekoftë të gjithëve, vikend të këndshëm”, përfundoi Connor McGregor.