12:05 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

McGregor-Mayweather, një luftë në anije?

Conor McGregor u rikthyer në kafazin e UFC-së me humbje ndaj Dustin Poirierit.

Me këtë humbje u kuptua se Conori nuk është më për UFC-në, shkruan IndeksOnline.

“The Sun”-i raporton sot se një meç boksi midis McGregorit dhe Floyd Mayweatherit mund të ndodhë gjatë vitit 2021.

Interesante e këtij meçi të mundshëm është se mund të zhvillohet në një anije të madhe, luksoze.

Një luftë në anije u diskutua edhe nga Anthony Joshua dhe Kubrat Pulevi, luftë që u zhvillua në Wembley gjatë dhjetorit të 2020./IndeksOnline/