13:41 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

McGregor mund të pensionohet nëse humbet nga Nurmagomedov

Conor McGregor nuk ka qenë në oktagon që dy vite, por kjo pritet të ndryshojë shumë shpejt.

Irlandezi do të përballet me testin më të vështirë, por kjo mund të jetë edhe paraqitja e tij e fundit në UFC.

Në nëntor të vitit 2016, McGregor shkroi historinë duke u bërë luftëtari i parë i UFC-s që mbanë dy preza në dy kategori në të njejtën kohë.

Tani, McGregor do të përballet me Khabib Nurmagomedov në UFC 229 më 29 tetor të këtij viti, transmeton IndeksOnline.

McGregor with the two belts he's had taken away from him but never lost. Image: PA Images

Dhe analisti i MMA-s, Robin Black beson se irlandezi do të pensionohej nëse do ta humbiste këtë sfidë, duke thënë për RT:

”Njëri prej tyre do të humbasë. Nëse McGregor humbet, sipas meje, ai do të pensionohet”.

”Dhe nëse Khabib e humbë këtë sfidë, atëherë humbjat sjellin dhimbje dhe mund të ketë pasoja”./IndeksOnline/