13:13 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Khabib ka refuzuar revanshin me McGregor në vlerë të 15 milionë dollarëve

Khabib Nurmagomedov e ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë dollarësh për revansh ne Conor McGregor, sipas nipit të kampionit të UFC.

McGregor është mposhtur nga mundësi rus për titullin e peshave të lehta këtë muaj.

Irlandezi u ”thye” në rrethin e katërt nga Nurmagomedov, teksa pas ndeshjes, u shkaktua një tollovi, transmeton IndeksOnline.

Dhe menjëherë, McGregor kërkoi revansh pavarsisht se dyshja janë të pezulluar nga Nevada për shkak të incidentit të lartëcekur.

”Conor nuk është i interesuar për Khabib”, tha Alex Nurmagomedov për gazetën ruse, Sport Express.

”Ai nuk do të përballet me të për çfardo shume parash. E di se janë duke i ofruar revansh. Që prej fillimit, ata kanë ofruar 15 milionë dollarë. Por, Khabib ka refuzuar”./IndeksOnline/