11:22 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Publikon pamjet personi që e pësoi nga përleshja e Khabib me McGregor

Pasojat e duelit të mëngjesit të djeshëm në mes të Khabib dhe McGregor po vazhdojnë të shfaqen edhe sot.

Këtë herë është paraqitur kushëriri i rusit, Abdubakar Nurmagomedov i cili e ka pësuar rëndë nga përleshja mes dy palëve.

Ai ka publikuar një video ku shihet me fytyrë të qarë dhe të nxirë, shkruan indeksonline.

Në videon e shkurtër, ai thotë: “Shpejt, u ngjita në ring. K***a irlandeze më goditi”.

Dueli mes Khabin Nurmagomedov dhe Conor McGregor po konsiderohet si më interesanti i këtij sporti në vitet e fundit. /IndeksOnline/