12:34 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

McGregor shënjestron katër kundërshtarë pas përballjes me Nurmagomedov

Kush është kundërshtari i radhës pas Khabib Nurmagomedov? Mirë, Conor McGregor pohon në katër kundërshtarë.

Në UFC 229, McGregor rikthehet në oktagon për t’u përballur me Nurmagomedov.

Përballja zhvillohet në Las Vegas, teksa McGregor tani ka treguar se çfarë dëshiron në vazhdim.

Ai ka shënjestruar kundërshtarët e radhës, ku ka përmendur Nate Diaz, transmeton IndeksOnline.

Image: PA

”Unë gjithnjë kam shikuar se çfarë dëshiroj të bëj në vazhdim”, tha McGregor për The Mac Life.

”Unë e di se Pettis dhe Ferguson do të përballen së shpejti”.

”E di gjithashtu se do ta kemi përballjen mes Dustin dhe Nate. I kam në mendje ata”.

”Nate Diaz do të jetë gjithnjë një ri-përballje për mua. Ai ma ofroi këtë më herët, dhe unë do t’ja ofroj këtë”.

”Do të doja të përballesha edhe me Anderson Silvan. Ai është një legjend, betohem në këtë”, u shpreh McGregor./IndeksOnline/

Temat: