10:58 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Me 10 qershor, Kuvendi mblidhet në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit

Kryesia e Kuvendit e cila është mbledhur sot ka marrë vendim për mbajtën e tri seancave, në ditët në vazhdim. Një nga to do të mbahet të hënën që vjen, ndërsa seanca tjetër do të mbahet më 14 qershor.

Kryesia e Kuvendit po ashtu ka vendosur që më 10 qershor, në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të mbahet një seancë solemne në qytetin e Prizrenit, përkatësisht në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se ajo që ajo që po bëjnë ata si Kryesi, është që agjenda parlamentare të lëviz përpara.