14:16 / E Premte, 08 Prill 2022 / B O

Me 12 lojtarë në fushë, Federata Gjermane merr vendim për Bayernin!

Federata Gjermane e Futbollit nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Bayern Munchenit për rastin e shumëpërfolur në ndeshjen me Freiburg.

Federata ka konstatuar se faji për prezencën e 12 lojtarëve në fushë ka qenë i gjyqtarëve dhe jo i skuadrës bavareze.

Me vendimin e Federatës është pajtuar edhe Freiburg që ka njoftuar se nuk do të apelojë këtë vendim./Indeksonline/