15:47 / E Diele, 07 Korrik 2019

Më 8 Korrik do të mësojmë më shumë rreth sistemit operativ misterioz të Microsoft

Microsoft çuditi të gjithë këtë javë. Kompania prezantoi sistemin e ri operativ Windows 1.0 në fillim të javës dhe që nga ajo ditë publikoi video misterioze rreth tij.

Më 4 Korrik u konfirmuar se fushata ka të bëjë me debutimin e sezonit të tretë të Stranger Things në Netflix ngjarjet e të cilit ndodhin në të njëjtin vit që Windows 1.0 është lançuar.

Embedded video

Megjithatë kjo histori ka më shumë se kaq. Në një cicërimë të publikuar ditën e Premte Microsoft u bë akoma edhe më misterioz me një video të një kompjuteri ekranit i të cilit ndizet me logon e Netflix në të dhe titullin “Shikoni Stranger Things.”

Në cicërimë gjendet edhe një detaj i cili lexon 8 Korrik duke na bërë të besojmë se diçka më shumë do të mësojmë në këtë ditë rreth planeve misterioze.

Duke qenë se filmi në fjalë debutoi më 4 Korrik dhe Microsoft ende vijon me mesazhe të turbullta, 8 Korriku do të thotë se më shumë pritet në horizont javën e ardhshme.