08:49 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Me atmosferë fantastike, Martin Garrix mbylli mbrëmë Sunny Hill-in (Video)

Ka përfunduar mbrëmë festivali Sunny Hill.

Ishte dj i famshëm botëror, Martin Garrix ai që ka përmbyllur këtë ngjarje, e cila deri më tani është më e madhja që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë.

Garrix me hitet e tij ka elektrizuar publikun, i cili ka shijuar tej mase performancën e dj. që momentalisht është më i dëgjuari në botë, shkruan Indeksonline.

Ndryshe festivali ka zgjatur tri ditë, teksa nisi të premtën me yllin kosovar Dua Lipa, mbrëmje në të cilën performoi edhe këngëtari shqiptar me famë botërore, Stanaj. Të shtunën performuan dy yje të tjerë të repit në botë, Gashi dhe Action Bronson.

Sunny Hill është organizuar nga Dukagjin Lipa dhe prite të jetë tradicional./Indeksonline/