75 Mall Live Search
13:30 / E Enjte, 28 Maj 2026 / AR

Me bikini dhe superseksi, Trixa “shpërthen” Instagramin

Beatrix Ramosaj ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram. Artistja u shfaq me bikini bardh e zi, teksa pozonte në një ambient luksoz në Florida, SHBA.

“Slow days ♡”, ka shkruar Beatrix krahas fotografive që morën mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit vetëm pak orë pas publikimit, shkruan Indeksonline.

Fansat dhe miqtë e saj të njohur nuk kursyen komentet pozitive, duke e komplimentuar për pamjen dhe format fizike.

Postimi u bë menjëherë viral në faqet rozë dhe në rrjetet sociale./Indeksonline/