14:00 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / AR

Me bikini duke bërë ‘twerk’, kjo është senatorja që ka trazuar SHBA-të

Senatorja amerikane Tiara Mack ka shkaktuar reagime të shumta pas postimit të një videoje që tregon 28-vjeçaren duke bërë një kërcim provokativ të njohur me emrin twerk.

Përfaqësuesja demokrate e Rhode Island iu bashkua senatit amerikan në janar 2021 dhe është e para senatore afrikano-amerikane e cila ka dalë haptazi si pjesëtare e komunitetit LGBT+.

Ditën e hënë, ajo postoi një video të saj në plazh e veshur me bikini teksa bënte një kërcim twerk teksa qëndronte me kokën poshtë.

Videos 8-sekondëshe i ishte bashkuar citimi ‘Votoni për Senatoren Mack!’ dhe gjatë 24 orëve të para ajo mori mbi 2 milionë shikime.

Por komentet nuk ishin vetëm pozitive.

“Sa e turpshme që një person i tillë është zgjedhur si senator i një shteti. Çfarë lloj sjellje është kjo?” – shkruan një komentues në rrjete sociale.

Të tjerë kanë dalë pro Mack duke thënë se sjelljet e dikujt jashtë orarit të punës nuk tregojnë asgjë rreth karakterit apo aftësive të atij personi për sa kohë nuk cenojnë askënd.

Më vonë, Mack i është përgjigjur disa prej kritikëve të saj duke thënë se ajo ka një diplomë nga Ivy League dhe votuesit e saj e pëlqejnë atë pasi ajo është ‘argëtuese’.