12:07 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Me çekiçë e dërrasa, rrihen në mes të rrugës (Foto)

Dërrasa dhe çekiçë janë përdorur në një sherr që shpërtheu në mes të ditës dhe në mes të rrugës në West Yorks të Anglisë.

Mediat britanike “The Sun” ka postuar videon e dhunës, ndërsa nuk dihet ende shkaku që e nxiti këtë dhunë, por videoja e publikuar në Facebook ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka ngjallur shumë debat.

Njëri qëllon me dërrasë kundërshtarin dhe dikush tjetër i vjen në ndihmë me çekiç duke e kërcënuar se do e qëllonte.

Një grua duket që përpiqet të ndërhyjë për të ndaluar përshkallëzimin e sherrit.

Policia West Yorkshire ende nuk ka dhënë detaje lidhur me sherrin që mund të përfundonte në tragjedi.