17:06 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / Blerim

Me djalin e tij në duar, Milot Rashica mbërrin në Norwich

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka mbërritur para pak çastësh në Norwich.

Ylli kosovar ka publikuar foto në rrjetet sociale ku shihet me djalin e tij të vogël në aeroplan privat, shkruan IndeksOnline

Foton e Rashicës e ka shpërnda edhe klubi nga Premierliga, Norwich City: “Aterojnë në Norwich”, është mbishkrimi i klubit anglez.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë pritet që gjatë këtyre ditëve të filloj me stërvitjet e para me fanellën e ‘verdhë’.

Kujtojmë që Rashica u transferua nga Werder Bremen në Norwich për 11 milionë euro./IndeksOnline/