“Më falni, nuk e dija se do t’ju dëmtoja matematikisht” (Video)
Patrick van Aanholt shënoi golin e fitores për skuadrën e Crystal Palaces, ndaj Stoke Cityt.
Gol i vlefshëm, pasi me fitore skuadra e Crystalit siguroi edhe matematikisht mbijetesën, pas një sezoni katastrofal, shkruan IndeksOnline.
Megjithatë ky gol, e ka larguar edhe zyrtarisht Stoke Cityn nga Premierliga.
Pas ndeshjes, ish-mbrojtësi i Chelseat, bëri një postim në rrjetet sociale duke i kërkuar të falur “The Potters”.
“Unë nuk e dija që goli im do t’ju dëmtonte matematikisht. Andaj më falni për festën time, jam i sigurt se do të ktheheni më të fortë. Ju jeni një klub i madh dhe super-tifozë”, ka shkruar van Anholt.
Stoke me humbjen e djeshme ka rënë në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 30 pikë, kurse Crystali është ngritur në pozitën e 11’të me 41 pikë./IndeksOnline/