18:14 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i Newcastle, midis “St James” me simbole të klubit kundërshtar (Foto)

Lojtari i Newcastle United ka befasuar tifozët, pasi në stadiumin “St James” u paraqit me simbole të skuadrës kundërshtare.

Dwight Gayle, në stadiumin e Newcastle United u paraqit me valixhe, e cila kishte logon e skuadrës tjetër angleze, Crystal Palace, shkruan IndeksOnline.

Për këtë ka reaguar klubi i Crystalit, të cilët i kërkojnë lojtarit që t’ia rikthej valixhen me logo të ekipit.

“Kur do t’na ktheni këtë përsëri”, ka shkruar klubi i Crystalit në formë shakaje.

Kujtojmë se me 1 qershor të vitit 2016, Gayle u largua nga Crystali dhe nënshkroi kontratë pesë vjeçare me skuadrën e Newcastle United./IndeksOnline/