09:32 / E Enjte, 01 Shkurt 2024 / MSH

“Më falni”, Zuckerberg përballet me familjet e viktimave që u lënduan si pasojë e rrjeteve sociale

Një seancë intensive u mbajt në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty ku pronarët e rrjeteve sociale si Facebook dhe TikTok u vunë përballë senatorëve dhe familjeve të dëmtuara.

Prindër të revoltuar dhe të mërzitur drejtuan dhjetëra pyetje kah Mark Zuckerbergut dhe dhe shefit të TikTok-ut, Shou Zi Chew.

Prindërit janë të shqetësuar me përmbajtjen e palimituar në rrjete sociale, e cila edhe u servohet fëmijëve, transmeton Indeksonline.

Zuckerberg u përball me familje që humbën pjesëtarë të tyre si pasojë e vetëvrasjes dhe lëndimeve të tjera të kryera pas bullizimit në rrjetet e Meta-s.

Senatori Thom Tillis kërcënoi se do të mbyllte kompanitë e teknologjisë të cilat nuk arrijnë të moderojnë siç duhet përmbajtjen, shkruan BBC.

Republikanja nga Tennnessee, Marsha Blackburn , e cila bashkë-sponsorizon Aktin e Sigurisë së Fëmijëve në internet, pretendon se Mark Zuckerberg i sheh përdoruesit e rinj thjesht si një mënyrë për të fituar më shumë para.

“Më vjen keq për të gjitha ato që ju dhe fëmijët tuaj kanë kaluar. Më vjen keq që keni vuajtur. Për këtë arsye kemi investuar shumë, që ju të mos kaloni nëpër gjëra të tilla” tha Zuckerberg./Indeksonline/