06:41 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

Me ftesë të Thaçit, Meta viziton Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të tij pret në vizitë shtetërore, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Fillimisht, Presidenti Thaçi do ta pres Presidentin Meta, me pritje ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral.

Ndërkaq në fund të takimit Presidentët Thaçi e Meta, do të kenë konferencë për media, thuhet në njoftimin zyrtar të presidencës.

Presidentin shqiptar do ta pres në takim edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky takim do të zhvillohet në orën 16:00, bën të ditur Zyra e Kryeministrit./AktivPress