19:51 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / Blerim

Me Gjermaninë s’ka ‘hajgare’, fitore e pastër kundër Portugalisë

Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Europian EURO20.

‘Die Mannschaft’ fituan 4 me 2 kundër kampionit aktual europian, Portugalia, në ndeshjen e luajtur në ‘Football Arena’ në Munich, shkruan IndeksOnline

Të parët në epërsi kaluan portugezët, me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo – që arrin në shifrën e 3 golave në këtë kampionat.

Por, Gjermania u kundërpërgjigj me dy gola të shpejtë gjatë minutave 35’të dhe 39’të edhe pse u shënuan nga futbollistët e Portugalisë. Ishte Dias dhe Guerreiro që shënuan autogolat.

Në pjesën e dytë, ekipi i Joachim Low bëri paraqitje fantastike, duke shënuar edhe dy gola të tjerë, me anë të: Havertz dhe Gosens (51’të dhe 60’të).

Golin e fundit në ndeshje e shënoi Diogo Jota në minutën e 67’të.

Me këtë fitore Gjermania shkon në kuotën e tre pikëve, në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Portugalia (3)./IndeksOnline/