17:34 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Me gjysmë ore vonesë, fillojnë të mblidhen liderët e partive (Foto)

Kanë filluar të mblidhen liderët politik dhe përfaqësuesit e subjekteve parlamentare në tryezën ku do të diskutohet lidhur me dialogun me Serbinë.

Takimi në fjalë parashihej të fillonte në ora 17:00 dhe të përfundonte në ora 19:00, por një gjë e tillë nuk u bë pasi liderët e disa partive janë vonuar.

Indeksonline mëson se në takim kanë arritur lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti, nënkryetari Visar Ymeri si dhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Tema e cila do të diskutohet në këtë takim është Dialogu me Serbinë: ndërtimi i platformës dhe koncesusit në Kuvend si dhe emërimi i ekipit negociator./Indeksonline/