09:19 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Liderët botëror mblidhen në samitin G20

Liderët botëror kanë mbërritur në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires, para se të fillojë samiti G20.

Ky takim bashkon liderët e 20 shteteve më të industrializuara për të diskutuar temat që lidhen me tregtinë dhe ndryshimet që po sjell ngrohja globale.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë ndryshuar rrjedhën e agjendës. Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar takimin me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për shkak të sulmit që forcat ruse i bënë anijeve ukrainase në detin e përbashkët Azov.

Ky samit është gjithashtu një sprovë diplomatike për Princin e Kurorës të Arabisë Saudite Mohammed bin Salman mes pyetjeve të vazhdueshme rreth përfshirjes së mundshme në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi.