10:49 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Me gojën hapur dhe “tullë” në gjumë, grimieri i publikon foton e pazakontë Kimit

Kim Kardashian është një ndër femrat më të përfolura në të gjithë botën. Gjithçka e saj bëhet lajm dhe tërheq vëmendjen e të gjithë opinionit publik.

Pas divorcit të saj të bujshëm tani e ka rradhën një foto e saja të komentohet. Së fundmi grimieri i saj Chris Appleton ka publikuar një foto të 40-vjeçares ku shihet duke fjetur.

Ajo u përpoq të merrte një sy gjumë gjatë seancës së saj të fundit të makijazhit.

Me të parë që imazhi i saj u publikua në Instagram, super ylli nuk u kënaq nga fotografia, duke komentuar: “Unë të urrej ty! Ti më rraskapit!”.