10:05 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

”Me Guardiolan, mësova se si të luaj sërish futboll”

Pasi arriti te Barcelona, Thierry Henry luante nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Metodat e trajnerit katalunas bën që francezi të mësonte diçka të re në moshën 30-vjeçare.

”Unë mësova se si të luaj futboll sërish”, tha Henry për Sky Sports, transmeton IndeksOnline.

Henry arriti te Barcelona në vitin 2007, një vit para se Guardiola ta merrte drejtimin e skuadrës së parë.

Me trajnerin katalunas në stol, Henry luajti për dy sezone te Barça ku fitoi numër të jashtëzakonshëm të titujve.

Konkretisht, ai e fitoi Champions Leaguen, dy herë La Ligan, Copa del Reyn, Kupën e Botës për klube, Superkupën e Evropës dhe Superkupën spanjoll./IndeksOnline/