17:07 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Me kë ndërroi fanellën Lionel Messi në “Stamford Bridge”? (Foto)

Skuadra e Chelseat barazoi 1 me 1 kundër Barcelonës në “Stamford Bridge” të martën në mbrëmje në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Shumë herë në fund të takimeve, është parë një interesim i jashtëzakonshëm për t’i ndërruar fanellat me futbollistin më të mirë në Botë, Lionel Messi.

Në takimin mes Bluve të Londrës dhe ekipit Katalunas, Messi ndërroi fanellën me Cesc Fabregas, ish-lojtarin e Barcelonës.

Messi dhe Fabregas janë shokë të ngushtë, madje ata shpesh herë pushimet dimërore apo verore i kalojnë së bashku.

Fabregas pas ndeshjes, u pa në dhomat e zhveshjes duke biseduar për një kohë të gjatë me yllin argjentinas dhe Luis Suarezin./IndeksOnline/

Temat: