Me kë rri, ashtu bëhesh, e dëshmojnë kali dhe demi
Shprehjen ‘me kë rri, ashtu bëhesh’, e dëshmon më së miri ky dem dhe një kali, të cilët janë shokë të ngushtë.
Sabine Rouas, para pesë vitesh u takua me demin, derisa po punonte në një fermë të lopëve në Francën Veriore, transmeton Indeksonline.
Ajo e shpëtoi demin nga therja, pasi pronarët e fermës i rrisnin llojin e tij dhe në fund i thernin.
Sabine u lidh aq shumë me demin Sammy që tani ka 10 vite, derisa në fermën e saj kishte edhe një kali tjetër.
Por, ditë pas dite ajo vërejti një detaj interesant te demi i saj. Ajo pa se demi po bënte çdo gjest që kali e bënte po ashtu.
Tani ajo stërvit dy shokët bashkë, të cilët bëjnë gjeste të njëjta. /Indeksonline/