Me kërkesë të VV-së shtyhet interpelanca e Haradinajt për Astrit Deharin (Video)
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit ishte paraparë edhe interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Kërkesa e vet partisë që kishte kërkuar interpelancën, Vetëvendosje kaloi me shumicë votash, raporton Indeksonline.
Kështu, kjo interpelancë do të mbahet javën e ardhshme. /Indeksonline/