Me këtë datë pritet ardhja e Vuçiq në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha sonte se nëse gjithçka do të jetë në rregull, më 9 shtator do të arrijë për vizitë në Kosovë.
“Nëse gjithçka është në rregull, më 9 shtator jam me serbët në Kosovë,” tha ai.
Vuçiq theksoi si objektiv të palës serbe ruajtjen e interesave shtetërore, mbrojtjen e pronës dhe të gjithë interesave të tjera të Serbisë. Ai tha se është e nevojshme të thuhet e vërteta dhe ruajtja e të drejtave të serbëve në Kosovë.
Presidenti serb theksoi se është e nevojshme të sigurohet siguria e njerëzve, të sigurohet që fëmijët të shkojnë në shkolla dhe kinema pa ndërprerje dhe të shoqërohen me kolegët e tyre.
Sipas tij, me të gjitha propozimet e mundshme ai do të shkojë te qytetarët serbë dhe do të thotë se çfarë është bërë. Ai shton se është i bindur se nëse arrihet marrëveshja, serbët do të kenë më shumë se sot.