09:28 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Me Kosovën në Interpol, Dikoviq do shkonte në burg

Nëse Kosova do të pranohet në Interpol, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Ljubisa Dikoviq do të shkonte në burg.

Kështu ka shkruar e përditshmja serbe “Blic”, duke iu referuar Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që do të mbahet në Dubai të dielën më 18 nëntor dhe do të zgjas deri më 21 nëntor, ku edhe do të diskutohet anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre,  në rast se Kosova hynë në Interpol atëherë do të lëshohet urdhër arrest për Dikoviqin.

Ndryshe, sipas dëshmive, në dhjetë zonat ku ishte përgjegjës Dikoviq gjatë luftës së fundit në Kosovës, kryesisht në Drenicë, janë vrarë 1400 civilë shqiptarë dhe mijëra të tjerë janë dëbuar me dhunë./Indeksonline/