23:09 / E Martë, 15 Gusht 2023 / MSH

Me kthetrat e shqiponjes, Rashica niset drejt Stambollit

Milot Rashica pritet që së shpejti të zyrtarizohet si futbollist i ekipit bardh e zi në Stamboll, Besiktas.

Gazetari i njohur turk, që mbulon me lajme klubin e Besiktasit, Sercan Dikme ka paraqitur një fotografi të kosovarit në avion. 

“Duke ardhur”, ka shkruar ai në një postim që e ka bërë në Twitter. 

Mediat turke raportuan sonte se Rashica ka arritur një marrëveshje për t’u transferuar në Besiktas nga Norwich për pesë milionë euro. 

Kosovari do të përfitojë 2 milionë euro pagë në sezon, derisa do ta vesh fanellën bardh e zi deri më 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.