09:20 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

“Me lejen e Allahut do ta kapërcejmë këtë çështje”, Turqia pezullon të gjitha fluturimet!

Teksa regjistrohen 5698 të infektuar dhe 92 viktima, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vendosi që të pezullojë të gjitha fluturimet, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Nëse i marrim të gjitha këto masa paraprake, me lejen e Allahut besojmë se do ta kapërcejmë këtë çështje”, tha presidenti turk, duke i bërë thirrje popullit të ruajë qetësinë dhe të mos pushtohet nga frika.

Nga ana tjetër, sa i takon transportit të brendshëm, Erdogan tha se udhëtimet brenda qyteteve do të bëhen vetëm me lejen e policisë. Gjatë këtyre ditëve, Turqia ka vijuar me zbatimin e masave shtrënguese, dezinfektimin e rrugëve, parqeve dhe kufizimin e orarit të lëvizjes.