20:57 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Me lot në sy Abate përshëndetet me tifozët e Milanit

Ignazio Abate ka zhvilluar ndeshjen e fundit në San Siro me fanellën e Milanit.

Mbrojtësi italian do të largohet në fund të sezonit pas 10 vitesh te rosonerët.

32 vjeçari që është edhe produkt i akademisë së Milanit është përshëndetur me tifozët.

Ai nuk iu është përmbajtur lotëve derisa turmat në San Siro e duartokitnin atë. /IndeksOnline/