15:39 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / B O

Me lot në sy, Abidal i kërkon falje publike gruas: E meritoj këtë poshtërim, por duhet të më falësh

Ish-ylli dhe drejtori i Barcelonës, Eric Abidal i ka kërkuar falje publike gruas së tij. Ky gjest i tij vije pak ditë pasi bashkëshortja e Abidal, Hayet ka kërkuar divorcin me të.

Abidal është i përfshirë në skandalin me rrahjen e dy futbollisteve, Diallo e Hamraoui, ndërsa futbollisti ishte në lidhje të fshehtë me njëren nga futbollistet.

“Hayet Abidal, më fal. Sido që të jetë vendimi juaj, ju do të vazhdoni të jeni në sytë e mi gruaja e jetës sime dhe veçanërisht nëna e fëmijëve tanë të mrekullueshëm . Unë e meritoj këtë poshtërim edhe nëse më vret të gjallë. Një ditë do të më falësh” shkruan Abidal në profilin e tij në Instagram./Indeksonline/