11:14 / E Premte, 28 Maj 2021 / Blerim

Me lot në sy, Kabak përshëndetet me lojtarët e Liverpoolit

Ozan Kabak do të largohet nga Liverpooli – pasi kjo e fundit nuk e ka ndërmend ta paguaj klauzolën për blerje.

Ashtu siç shkruan ‘The Athletic’ Kabak u përshëndet me bashkëlojtarët e tij ditën e hënë.

Mbrojtësi turk ishte shumë i mërzitur duke u përshëndetur me lojtarët.

Liverpool hoqi dorë nga blerja e Kabakut, që kushtonte 18 milionë funta – për shkak se ata dëshirojnë yllin e RB Leipzig, Ibrahim Konate.

Kabak me ‘The Reds’ bëri 13 paraqitje, katër prej tyre në UEFA Champions League. Ai u huazua nga Schalke në afatin dimëror të transferimeve./IndeksOnline/