14:04 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Me lot në sy, plaku rrëfen se si e detyruan serbët të zgjidhte se cilin djalë t’ia vrasin

Krimet serbe mbi popullsinë civile në Kosovë gjatë luftës kanë qenë të tmerrshme. Një rast tronditës tregohet nga një i moshuar, të cilit ushtarët serbë i kërkuan që ai të zgjidhte se cili djalë duhej të vritej.

“Njanin tha merre edhe hec ik, u nala pi kshyri e thash cilit mi than, edhe ky Sherifi pom shtyn se ky u kan ma i madh se aj. Thash o nuk shkoj, tha o po shkon. Tash um bren, a kom mujt njanin me marr , po ta kisha marr njanin , po ta kisha marr njanin çfarë pasoja masnej kisha pas”, rrëfen Sherifi.

I moshuari, Isa Sherifi, shprehet se të gjithë ushtarët serbë ofendonin dhe shanin kosovarët.Regjimi spastrues i Sllobodan Millosheviçit kishte si synim eliminimin e çdo jete njeriu në Kosovë, duke shkelur çdo parim dhe rregull lufte.