16:46 / E Martë, 14 Janar 2020

Me mesazhin e fundit të Messit, lë të kuptohet se ai e mbajti Valverden kaq gjatë te Barca

Barcelona mbrëmë njoftoi se ka ndarë rrugët me trajnerin Ernesto Valverde dhe në vend të tij e ka punësuar Quique Setien.

Lionel Messi gjatë ditës së sotme ka dërguar një falënderim për ish-trajnerin e tij duke thënë fjalët më të mira.

Faleminderit për gjithçka, zotëri. Jam i sigurt që do të bësh mirë kudo që të shkosh sepse përveç të qenit profesionist i madh, je një person i mrekullueshëm. Paçi fat dhe një përqafim të madh“, ka shkruar argjentinasi në rrjetet sociale.

Marrëdhënia e mirë e tij me trajnerin ka bërë që shkarkimi të zgjate aq shumë, pasi që ka kohë që është përmendur, sidomos nga humbja nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Messi njihet se ka një ndikim të madh te drejtuesit e klubit në përzgjedhjen e lojtarëve dhe trajnerit. /IndeksOnline/