15:41 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

“Më mirë vonë se sa kurrë”, Milan afër arritjes së marrëveshjes për uljen e pagave

AC Milan është afër arritjes së një marrëveshje për uljen e pagave të futbollistëve.

Sipas mediave italiane, drejtuesit Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë filluar të kërkojnë një zgjidhje për uljen e pagave të futbollistëve, transmeton IndeksOnline.

Drejtuesit do të takohen të hënën me agjentët e futbollistëve ku do të flasin në lidhje me këtë marrëveshje.

Në këtë vendim që po besohet se do të merret pritet që të përfshihen edhe anëtarët e bordit dhe po ashtu edhe trajnerët.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që t’i ndihmojnë punonjësit e tjerë të klubit, që janë në krizë financiare shkaku i pandemisë covid-19./IndeksOnline/.