09:06 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / C E

Me Muriqin ose me Rrahmanin, Mustafi drejtë Serie A

E ardhmja e Shkodran Mustafit mund të jetë Serie A pasi lojtari ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën e Arsenalit.

Mbrojtësi shqiptar pritet të largohet nga Emirates dhe janë dy skuadra italiane të interesuara për të, shkruan Indeksonline.

Sipas Calciomercato, kampioni i Botës me Gjermaninë është në shënjestër të Lazios së Igli Tares.

Arsenali është i gatshëm ta shesë lojtarin me një çmim të ulët për 14.5 milionë euro në mënyrë që mos ta humbas me parametra zero gjatë verës së ardhshme.

Interesim për të ka shfaqur edhe Napoli që mund ta humbas Koulibalyn pasi për të ka interesim të madh nga skuadrat e mëdha evropiane.

Problem për italianët mund të jetë paga e lartë e lojtarit pasi që në Arsenal fiton 4.5 milionë euro në sezon.

Mustafi edhe më parë ka luajtur në Serie A ku për dy sezone ka qenë pjesë e skuadrës së Sampdorias. /IndeksOnline/