20:58 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Me ndihmën e Muriqit, Fenerbahçe bëhet lider në Turqi

Fenerbahçe ka filluar mirë sezonin 2019/20 në Superligën e Turqisë, pas fitores 5-0 kundër Gaziantepin.

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi shënoi gol të bukur në debutim.

Ai luajti 90 minuta dhe ishte mjaft aktiv në aksione.

Me këtë fitore Fenerbahçe është bërë lider pas javës së parë, për shkak të fitores më të thellë. /Indeksonline/