10:57 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Më në fund një lajm i mirë për Real Madridin

Vinicius Jr. i’a ka dalë të rikuperohet me kohë për ndeshjen e sotme që Real Madrdi e zhvillon në “Benito Villamarin” kundër skuadrës së Real Betisit.

Ai ishte duke vuajtur nga një grip së fundmi dhe ishte në pikëpyetje se a do të mund t’ia dilte me kohë që të thirrej nga skuadra, shkruan Indeksonline.



Vinicius Jr. është lojtari më në formë për Real Madridin dhe njëherit është asistuesi më i mirë i skuadres me gjithsejt 7 asiste në të gjitha garat./Indeksonline/