15:15 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Më në fund! Ozil prezantohet te Fenerbahçe

Skuadra turke, Fenerbahçe më në fund e ka zyrtarizuar futbollistin gjermano-turk, Mesut Ozil.

Ozil ndërpret kontratën me klubin nga Premierliga, Arsenalin dhe menjëherë gjeti klubin e tij të ri, shkruan IndeksOnline.

Sot gjatë ditës klubi i Superligës turke e prezantoi Ozilin me fanellën me numër 67-të.

Kujtojmë se Ozili para se të transferohej në “Emirates” luajti për skuadrën e Real Madridit./IndeksOnline/