21:11 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Më ngrohtë në Antarktikë se në SHBA- Fotografi nga i ftohti ekstrem

Amerika vazhdon të jetë e pushtuar nga një i ftohtë ekstrem, i shkaktuar nga ajo që quhet “vorbulla polare”, që ka marrë deri tani shtatë jetë njerëzish dhe e ka ulur temperaturën në nivele rekord.

Foto të dërguara nga njerëzit tregojnë më nga afër se sa ekstrem është i ftohti. Në disa raste, akulli ka hyrë edhe brenda në shtëpi, nëpërmjet prizave e dyerve të korridoreve.

Thuhet se ky mot ekstrem ndodh një herë në një brez, dhe shumica e ayre që po e përjetojnë sot nuk mbajnë mend një të ftohtë të tillë. Situata pritet të vazhdojë për disa ditë.

Më ngrohtë në Antarktikë se në SHBA
Kanë ngrirë edhe tualetet në banjë
Makaronat ngrijnë në ajër
Pika e karburantit
Prizat brenda në shtëpi

Është thyer kasa prej porcelani e shkarkimit të WC, por jo akulli që kishte bernda.
I ka ngrirë mjekra duke pritur autobusin
Uji kthehet menjëherë në akull

Ujëvara
Niagara