14:33 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Me një gol në minutën e 93-të përfundon ndeshja Flamurtari – Gjilani

Gjilani ka mposhtur Flamurtarin në Prishtinë me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 19 të Superligës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 93-të.

Pas kësaj humbje skuadra e Flamurtarit qëndron në pozitën e 11-të me 11 pikë, ndërsa gjilanasit ngjiten një pozitë më lart pra në vendin e shtatë me 29 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/