Me një pozë plot hijeshi, Adelina bën namin përsëri
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me paraqitjen e saj më të fundit nga pushimet verore.
Me një stil elegant dhe një pozë plot hijeshi, ajo ka arritur të bëhet menjëherë lajm, shkruan Indeksonline.
Në imazhin e publikuar, Adelina shfaqet në një ambient tropikal, duke reflektuar atmosferën e verës dhe relaksin e pushimeve.
Adelina Tahiri vazhdon të mbetet një nga figurat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, ku çdo paraqitje e saj në rrjete sociale kthehet shpejt në lajm dhe gjeneron interes të madh publik.
Edhe këtë herë, ajo dëshmon se di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes, duke “bërë namin” me një imazh të vetëm./Indeksonline/


