21:52 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Me një supergol në minutat e fundit, përfundojnë pjesët e para në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që po zhvillohen nga ora 21:00 në kuadër të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Atalanta është në epërsi me rezultat 2-0 kundër Valencias.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Hateboer në minutën e 16-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Ilicic dy minuta para fundit me një supergol.

Në ndeshjen tjetër, Tottenham dhe Leipzig nuk i kanë gjetur rrjetat edhe pas 45 minutave. /IndeksOnline/