Me një supergol në minutat e fundit, Prishtina fiton në Podujevë

Prishtina ka mposhtur Llapin me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga kryeqyteti fitoi vetëm në 15 minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Endrit Krasniqi në minutën e 75-të.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Leotrim Kryeziu në minutat shtesë të ndeshjes.
Llapi kishte mundësi të shënonte por nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë Ahmed Januzi.
Me këtë fitore, Prishtina mbetet në vendin e katërt me 21 pikë derisa Llapi është e parafundit me 8 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/