14:47 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Me para dhe seks, si po mashtrohen qytetarët nëpërmjet Internetit

Me zhvillimin e teknologjisë të internetit janë sofistikuar edhe teknikat e mashtrimit të cilat janë bërë edhe më të lehta për kriminelët. Edhe shqiptarët janë pre e këtyre mashtruesve dhe tashmë kanë shumë lloje metodash që u joshin psikologjinë tuaj.

Njëra ndër këto metoda është edhe joshja nëpërmjet Internetit duke premtuar se miliona dollarë do të dërgohen te ju nëse ruani konfidecialitetin dhe ndiqni rregullat. E megjithatë qëllimi është që ata të marrin një shumë parash nga ju.

albeu.com mëson se takimin i parë që këta mashtrues e bëjnë me shënjestrën e tyre është në rrjetet sociale Facebook. Një profil i rremë kryesisht me fotografi të gjetura në google me ushtare amerikane dërgon një kërkesë miqësie te ju. Pasi e pranoni ju shkruan menjëherë dhe u dërgon një e-mail për të diskutuar një çështje me tepër rëndësi me ju.

E në momentin që u shkruani fillimisht vjen një përgjigje joshëse si psh: Vajza e rremë në fjalë është ushtare amerikane beqare dhe punon në një shtet me probleme dhe luftë, momentalisht është Jemeni si shtetin që e përmendin. E në fund kërkojnë të dinë edhe diçka për jetën tuaj për tu afruar më shumë. Dhe që më pas vinë e-maile të tjerë ku thuhet se ka miliona dollarë dhe kërkon t’jua dërgojë juve me postë. Për ta përforcuar këtë, dërgojnë edhe fotografi të postës.

E përderisa ju e aprovoni këtë bisedë atëherë vjen një moment që juve ju kërkohet të paguani 100 ose 200 dollarë pasi ngarkesa diplomatike është e bllokuar në postë dhe vetëm kjo pagesë e zhbllokon. Atëherë edhe këtu joshja është e madhe dhe mund të paguani 100 dollarë për të marrë 2 milion dollarë. E në këtë rast jeni mashtruar.

Ndërkaq rrjeti social Linkedin përdoret për mashtrime më serioze duke përfshirë edhe afera seksuale. Meqenëse ky rrjet përdoret nga personat biznesmenë dhe të suksesshëm, vajza të reja futin në kurth duke ofruar favore seksuale nëpërmjet kamerës.

Ndërkaq një metodë tjetër e mashtrimit është edhe nëpërmjet konferencave ndërkombëtare. Formohet një Fake-faqe interneti të ngjashme me ndonjë faqe interneti të ndonjë organizate që zhvillon konferenca. Kjo formë mashtrimi duke shumë më reale dhe për të marrë pjesë iu kërkohet sërish një shumë e vogël parash.

E megjithatë duke u bazuar nga raportet e policisë shqiptarët nuk bien lehtë pre e këtyre mashtrimeve në Internet për faktin se është popull i varfër dhe 100 dollarë do të thotë shumë për ta. Por gjithmonë duhet të tregohet kujdes dhe maturi pasi edhe mashtruesit vazhdimisht gjenë metoda më të sofistikuara për të nënshtruar psikologjinë e njerëzve.