19:28 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Me paraqitje fantastike, Dua Lipa ngrit në këmbë San Diegon (Foto)

Dua Lipa po vazhdon suksesshëm me koncerte në Amerikë.

Këngëtarja kosovare me famë botërore mbrëmë ka perfomuar para adhuruesve të saj në San Diego.


E veshur në të zeza dhe me atlete ajo vjen si gjithnjë plot stil e atraktivitet.

Në këto fotografi të postuara nga vet Dua në llogarinë Instagram, mund të shihni se qindra mijëra njerëz kanë shijuar këngët e këngëtares.


Ndryshe Dua më 12 gusht do të performojë edhe para adhuruesve të saj në Kosovë, në kuadër të festivalit Sunny Hill që do të mbahet në Parkun Gërmia në Prishtinë./Indeksonline/