75 Mall Live Search
16:17 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Me pushime në Greqi, Shkodrani ende spo di për të ardhmen

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi po kalon pushimet në Greqi së bashku me gruan e tij.

E ardhmja e tij ende nuk është e sigurt, pasi trajneri Unai Emery si duket ka hequr dorë nga ai, shkruan Indeksonline.

Mustafi pas pushimeve do të takohet me drejtuesit e klubit dhe trajnerin për të vendosur për të ardhmen e tij.

27 vjeçari u transferua në Londër nga Valencia, ku që atëherë ka bërë 84 paraqitje. /IndeksOnline/