75 Mall Live Search
10:40 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Me pushime në Itali, shqiptarit i ndodh tragjedia

Kishte shkuar me pushime në Rimini, por rrezikon të mbetet i paralizuar gjithë jetën.

Bëhet fjalë për një 37-vjeçar shqiptar, prej vitesh me banim në Napoli.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, shqiptari ishte në një pedalone, kur është hedhur me kokë në ujë.

Siç duket ai nuk e kishte vënë re se ndodhej në një cektinë.

Sapo është hedhur, ai ka përplasur kokën me fundin e detit, duke pësuar një goditje të fortë dhe ka humbur ndjenjat.

37-vjeçari shqiptar është nxjerrë nga uji dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Sipas mjekëve ai rrezikon që të ngelë i paralizuar.