20:55 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Me rekomandim të SHBA-së – Kosova lejon Vuçiçin ta vizitoj edhe Liqenin e Ujamnit

Shteti i Kosovës ka vendosur t’ia lejojë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që gjatë vizitës në Kosovë ta vizitojë edhe liqenin e Ujamnit.

Ky ndryshim i vendimit paraprak ka ardhur pas sugjerimeve të SHBA-ve për institucionet e Kosovës, në mënyrë që mos të ngriten tensionet ndërmjet dy shteteve.

“Kërkesa është rishqyrtuar dhe është miratuar intenerari në përputhje me kërkesën zyrtare dhe ne përputhje me rregullat për vizitat e zyrtarëve të lartë të paraparë me marrëveshjen e Brukselit”, thuhet në përgjigjen e re të institucioneve të Kosovës për presidentin serb, të cilën e ka parë Indeksonline.

Burime brenda institucioneve të Kosovës bëjnë të ditur se pala kosovare gjatë gjithë ditës ka qenë në kontakt me partendët perëndimor lidhur me këtë vendim.